Vashat e Kosovës e nisën me fitore, duke mundur Maqedoninë Veriore me rezultat 54:65 (6:20, 17:16, 12:10, 19:19). Dardanet e nisën ndeshjen për mrekulli dhe gjatë gjithë çerekut të parë ishin në epërsi, duke e fituar këtë pjesë 6:20, që u ndihmoi shumë gjatë ndeshjes. Më pas u zhvillua lojë kryesisht e barabartë, por vashat e Kosovës menaxhuan epërsinë dhe shënuan fitore 54:65. Te Kosova më e dalluara ishte Klestra Shatri me 18 pikë e pesë kërcime.
Meshkujt shënuan fitore edhe më bindëse ndaj Maqedonisë Veriore me rezultat 61:95 (13:26, 15:29, 11:21, 22:19).
Dardanët ishin më të mirë nga fillimi deri në fund për të shënuar fitore të merituar. Çerekun e parë e fituan me epërsi të dyfishtë, 13:26, kurse me lojë të mirë vazhduan edhe në periudhën e dytë, që e fituan 15:29, duke shkuar në pushim mes pjesëve me rezultat 28:55. Basketbollistët e Kosovës vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë, që e fituan 11:21, ndërsa në fund triumfuan 61:95. Te Kosova u dalluan Ervin Mullaliu me 18 pikë e 12 kërcime dhe Edon Bacevac me 16 pikë e gjashtë kërcime.
Orari i Kosovës
5 Maj
Kosova-Maqedonia V. (F) 65:54
Kosova-Maqedonia V. (M) 95:61
6 Maj
10:00 Bullgaria-Kosova (femrat)
12:00 Bullgaria-Kosova (meshkujt)
7 Maj
10:00 Rumania-Kosova (femrat)
12:00 Rumania-Kosova (meshkujt)
8 Maj
09:00 Kosova-Turqia (femrat)
11:00 Kosova-Turqia (meshkujt)