E nderuara familja Peci dhe gjithë komuniteti i Boksit
Në emër të Federatës së Basketbollit të Kosovës dhe emrin tim personal dua të ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta për ndarjen nga jeta të legjendës së boksit, Xhevdet Peci.
Ai ishte kampion në Ish-Jugosllavi, por gjithashtu ishte një legjendë dhe ikonë e boksit mbarëshqiptar.
Meçet e tij në ring mbeten të paharruara, ashtu si figura dhe vepra e tij. Peci do të mbetet në zemrat tona dhe udhërrëfyes për gjeneratat e reja.
“Dorëza e Hekurt” është simbol i boksit dhe do të kujtohet si një kampion dhe një njeri që ka dhënë shumë për sportin e Kosovës, e në veçanti për boksin.
Vdekja e tij është humbje e madhe për boksin dhe sportin e Kosovës.
Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) shpreh ngushëllimet më të sinqerta për familjen Peci dhe komunitetin e boksit.
Me Respekt
Arben Fetahu
Kryetar