16/05/2022 JR NBA Kosova

Përcaktohen katër skuadrat e Final 4 të JR NBA Kosovës

Pas ndeshjeve çerekfinale të shtunën, të dielën janë zhvilluar gjysmëfinalet në JR NBA Kosova.

Gjysmëfinalet janë zhvilluar në Vushtrri dhe Istog, duke dhuruar ndeshje interesante, kurse tashmë janë përcaktuar katër skuadrat më të mira të kësaj lige, ku do të garojnë në formë të ‘Final 4’ për të shpallur kampionin e parë të kësaj lige.

Dy skuadrat më të mira të Konferencës Lindore dhe dy të Perëndimit, do të garojnë në Final 4, që të stolisen me medaljen e artë, në edicionin e parë dhe historik të kësaj lige.

Në këtë ligë garojnë fëmijët e moshës 11-13 vjeç të Shkollave Fillore, ndërsa ekipet janë të përziera me djem dhe vajza së bashku.

Kjo është hera e parë që organizohet një ligë e tillë, një projekt madhor nga Federata e Basketbollit e Kosovës. Fillimisht ishin 30 Shkolla Fillore, e më pas tetë më të mira të Konferencës Lindore dhe Perëndimore garuan në çerekfinale të “Play-off”, kurse të dielën zhvilluan ndeshjet gjysmëfinale.

Rezultatet

Vushtrri

Çerekfinalet

Indiana Peacers (Hasan Prishtina-Prishtinë)-Orlando Magic (Eqrem Qabej-Mitrovicë) 43:21

Washington Wizards (Abdullah Shabani-Mitrovicë)-Atlanta Hawks (SHMU 2 Vushtrri) 24:32

Chicago Bulls (Xhemajl Mustafa-Prishtinë)-Toronto Raptors (Meto Bajraktari-Prishtinë) 57:8

Philadephia 76ers (Ismajl Qemali-Prishtinë)-Brooklyn Nets (Naim Frashëri-Prishtinë) 20:0

Gjysmëfinalet

Indiana Peacers (Hasan Prishtina-Prishtinë)-Chicago Bulls (Xhemajl Mustafa-Prishtinë) 52:46

Atlanta Hawks (SHMU 2 Vushtrri)-Philadephia 76ers (Ismajl Qemali-Prishtinë) 36:34

Istog

Çerekfinalet

San Antonio Spurs (Emin Duraku Kaçanik)-Sacramento Kings (Motrat Qiriazi-Prizren) 36:29

Portland Trail Blazers (Lidhja e Prizrenit-Pejë)-Utah Jazz (Bajram Curri-Istog) 21:14

Houston Rockets (Thimo Mitko Gjilan)-Minnesota Timberëols (8 Marsi Pejë) 34:24

Golden State Warriors (Emin Duraku-Prizren)-Neë Orelans Pelicans (Gjon Serreqi Ferizaj) 39:16

Gjysmëfinalet

Houston Rockets (Thimo Mitko Gjilan)- Golden State Warriors (Emin Duraku-Prizren) 19:22

Portland Trail Blazers (Lidhja e Prizrenit-Pejë)- San Antonio Spurs (Emin Duraku Kaçanik) 23:39




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: