19/05/2022 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Trepça në finale

Trepça është kualifikuar në finale të “Play-off”-it, ku do të përballet me Golden Eagle Ylli. Ndeshja e parë finale zhvillohet të dielën në Therandë. Mitrovicasit kanë mundur Pejën me rezultat 76:81 (12:23, 20:22, 14:14, 30:22), duke u kualifikuar në finale me serinë 3:1.

Mitrovicasit e nisën ndeshjen për mrekulli, ku qysh në fillim krijuan epërsi prej 6:14, që e ngritën më pas në 10:23, ndërsa çereku i parë përfundoi 12:23. Kjo epërsi e krijuar u ndihmua shumë ‘Xehetarëve’ në vazhdim të ndeshjes. Mysafirët vazhduan me lojë të mirë për të thelluar edhe më shumë epërsinë. Me një seri prej 0:8, krijuan epërsinë më të lartë në ndeshje, 12:39. Pejanët dalëngadalë shkrin këtë epërsi, disa herë duke e ngushtuar në 13 pikë, sa përfundoi pjesa e parë, 32:45.

Periudha e tretë u karakterizua si e barabartë. Vendasit u munduan të afroheshin në rezultat, kurse mysafirët menaxhuan epërsinë, ndërsa kishte shumë gabime nga të dyja palët, kurse shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 46:59. Në dhjetë minutat e fundit, sërish mitrovicasit arritën të menaxhojnë epërsinë, kurse në fund verdhezinjtë afruan rezultatin, por ishte e pamjaftueshme dhe Trepça triumfoi 76:81.

Te Peja u dalluan Arian Qallakaj me 19 pikë e shtatë kërcime, Darius Washington me 18 pikë e shtatë kërcime dhe Calvin Godfrey me 16 pikë e gjashtë kërcime, kurse te mitrovicasit u dalluan Drilon Hajrizi me 22 pikë e 12 kërcime dhe Andrew Gordon me 17 pikë e dhjetë kërcime.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: