Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku së fundi është pranuar në Programin Ekzekutiv për Mjeshtër në Qeverisjen Globale për Sport (The Executive Master in Global Sport Governance – MESGO).
MESGO është një program unik i krijuar për profesionistët e sektorit të sportit që dëshirojnë të zotërojnë dimensionet komplekse dhe diversitetin e praktikave ndërkombëtare që lidhen me sportin profesional në nivel ndërkombëtar.
Sekretarja e Përgjithshme e FBK-së, krahas mbështetjes së fuqishme për pjesëmarrje në këtë program nga ana e krerëve të FBK-së, ka marrë mbështetje edhe nga FIBA Bota.
Ky program ka për qëllim përmbushjen e 3 objektivave kryesore:
MESGO është një program unik dhe ambicioz për liderët e industrisë së sportit. Ky program karakterizohet nga:
Ky program është i krijuar për menaxherë me eksperiencë dhe drejtues ekzekutivë të cilët punojnë në:
- Federata Nacionale dhe Ndërkombëtare;
- Klube, liga dhe sindikata;
- Qeveri lokale dhe qendrore, si dhe në organizata jofitimprurëse;
- Organizata partnere të organeve sportive si: organizata mediatike, sponsorë etj.
Programi MESGO do të zgjasë dy (2) vjet 2022-2024 dhe i ka gjithsej 9 sesione, të cilat do të mbahen në vende të ndryshme të botës, derisa ceremonia e diplomimit do të organizohet në Nyon të Zvicrës në vjeshtën e vitit 2024.
Në linkun më poshtë mund t’i gjeni të gjitha informatat në lidhje me programin prestigjioz MESGO.