Vashat e Kosovës U20 kanë pësuar humbje nga Islanda me rezultat 44:65 (12:16, 12:26, 11:11, 9:12) në FIBA Kampionatin Evropian, Divizioni B, që po zhvillohet në Maqedoninë Veriore.
Sfida në fakt për tre çerek ka qenë kryesisht e barabartë, por periudha e dytë ishte fatale për basketbollistët e Kosovës, që pësuan humbje.
Kosova po garon për vendet 9-18, ku numëron një fitore dhe dy humbje, ndërsa ndeshjen e fundit e zhvillon të shtunën ndaj Sllovakisë.