28/07/2022 FBK

Vazhdojnë stërvitjet intensive në Kampin Nacional të FBK-së

Kampi Nacional i Basketbollit, i organizuara nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).

Ky Kamp ka filluar më 25 korrik dhe do të vazhdojë deri më 30 korrik. Në këtë kamp po marrin pjesë 24 djem dhe po aq vajza nën udhëheqjen e trajnerëve.

Pas matjeve në ditën e parë, basketbollistët/et po vazhdojnë me stërvitje intensive. Kështu është shprehur Arben Krasniqi, Drejtor Teknik në FBK. “Jemi duke punuar pandërprerë. Deri më tani nuk kemi pasur asnjë telashe. Nuk ka pasur asnjë lëndim dhe stërvitjet po vazhdojnë 2-3 herë në ditë nën mbikëqyrjen e trajnerëve”, është shprehur Krasniqi për faqen zyrtare të FBK-së.

Kampi po organizohet në “Loyola Gymnasium”. Synimi i këtij kampi është zhvillimi i gjeneratave të reja, që më vonë do të jenë pjesë e Përfaqësueseve të Kosovës dhe do të jenë e ardhmja e basketbollit.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: