17/09/2022 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Peja vazhdon me fitore

Peja ka vazhduar me fitore, duke mundur në udhëtim Ponte Prizrenin me rezultat 91:94 (26:26, 27:16, 23:28, 15:14), në xhiron e dytë të Prince Caffe Superligës.

Përballja ka qenë shumë interesante dhe dramatike, ku verdhezinjtë u rikthyen në momentet vendimtare për të regjistruar fitoren e dytë në këtë edicion, ndërsa prizrenasit pësuan humbjen e parë.

Vendasit e nisën ndeshjen më mirë, me një seri prej 8:2, por më pas zhvillohet lojë e baraspeshuar, duke përfunduar me rezultat 26:26. Megjithatë, prizrenasit ishin më të mirë në periudhën e dytë, duke arritur që të kenë epërsi konstante dhe të shkojnë në pushim me shifrat 53:42.

Ponte vazhdoi me lojë të mirë dhe thelloi epërsinë, ku më e larta ishte 70:53, 17 pikë epërsi, megjithatë, më pas kishin një rënie që e shfrytëzuan mysafirët, për të ngushtuar shifrat në 76:70, sa ishte rezultati në semafor pas 30 minutash. Lojë shumë interesante u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, ku pejanët kishin epërsi 80:85, e më pas prizrenasit 90:87, por në momentet vendimtare, Jalen Tate ishte i mrekullueshëm me shtatë pikë për fitoren e Pejës 91:94.

Te Ponte Prizreni u dalluan Ivan Koljeviq me 32 pikë, 8 kërcime e 11 asistime, Urim Zenelaj dhe Kevin Baker me nga 12 pikë e nëntë kërcime, kurse te Peja u dalluan Rodney Purvis me 30 pikë e gjashtë kërcime dhe Jalen Tate me 18 pikë e gjashtë kërcime.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: