Të shtunën do të zhvillohet java e dytë në Superligën e Femrave.
Favoritët presin fitore, të paktën konsiderohen favoritë në letër.
United Basketball që shënoi fitoren e parë në elitë do të përballet me Bashkimin, ku skuadra prizrenase pasi fitoi Superkupën e Kosovës, mundi edhe Penzën në xhiron e parë dhe shihet favorit ndaj skuadrës gjilanase.
Prishtina pas fitores së thellë në xhiron e parë ndaj Vëllaznimit, do të ndeshet me Trepçën, që pësoi në xhiron e parë nga United Basketball.
Sfida e fundit për xhiron e dytë është ndërmjet Vëllaznimit dhe kampiones aktuale, Penzës. Skuadra pejane shihet favorite për të shënuar fitoren e parë në këtë edicion.
Superliga e Femrave-Java 2
E shtunë
13:00 United Basketball - Bashkimi
15:00 Prishtina - Trepça
19:30 Vëllaznimi – Penza