17/11/2022 LIGA E PARË E MESHKUJVE

Përballje me interes në Ligën e Parë

Xhiroja e 13-të në Ligën e Parë të Meshkujve do të sjellë disa ndeshje interesante.

Borea do të ndeshet me Marigona Hill Prishtinën, ku pejanët kanë pesë fitore e gjashtë humbje, kurse prishtinasit kanë katër fitore e shtatë humbje.

Drita që ndodhet në krye me nëntë fitore e dy humbje do të sfidohet nga AS Prishtina që ka dhjetë humbje në po aq ndeshje.

Sfidë interesante shihet ndërmjet Istogut dhe Prishtinës së Re. Istogasit kanë nëntë fitore e dy humbje, kurse prishtinasit katër fitore e shtatë humbje.

New Basket do të ndeshet me Gjakovën e Re. Prizrenasit kanë gjashtë fitore e pesë humbje, kurse skuadra nga Gjakova ka katër fitore e shtatë humbje.

Takimi i fundit do të zhvillohet ndërmjet Happy Dukagjinit dhe Bora-s. Klinasit kanë tri fitore e tetë humbje, kurse prishtinasit tetë fitore e tri humbje.

Ndeshjet transmetohen në faqen zyrtare të FBK-së në YouTube.

Liga e Parë e Meshkujve-Java 13

E enjte

17:00 Borea – Marigona Hill Prishtina

20:30 Drita - AS Prishtina

E premte

19:00 Istogu - Prishtina e Re

20:30 New Basket - Gjakova e Re

21:00 Happy Dukagjini - Bora




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: