Liga e Veteranëve me xhiron e tretë në Gjakovë

Liga e Veteranëve me xhiron e tretë në Gjakovë

30/01/2023

Të dielën në Gjakovë u zhvillua xhiroja e tretë në Ligën e Veteranëve.

Në një takim interesant, Peja mundi Trepçën me shifrat 45:43, ku pejanët kanë dy fitore e një humbje, ndërsa mitrovicasit një fitore e dy humbje.

Vëllaznimi shënoi fitore ndaj Bashkimit, 35:53, që ishte fitorja e parë për kuqezinjtë, kurse humbja e parë për prizrenasit.

Prishtina regjistroi fitore kundër Golden Eagle Yllit me rezultat bindës 35:58. Bardhekaltrit kanë dy fitore e një humbje, ndërsa therandasit kanë një fitore e dy humbje.

Liga e Veteranëve-Java 3

Peja - Trepça                            45:43                                           

Bashkimi - Vëllaznimi              35:53

Golden Eagle Ylli - Prishtina    35:58                           

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners