28/02/2023 FBK

Vendim i Bordit të FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), më 28.02.2023, ka marrë vendim që nga ‘Vendimet e Bordit të FBK-së të datës 15.12.2022’ të largohet pika në vijim:

‘Të ndalohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese e të gjitha grupeve të tifozëve në ndeshjet e basketbollit, të cilat organizohen nga Federata e Basketbollit të Kosovës, deri në një njoftim tjetër;’

Duke marr parasysh që prej periudhës kur FBK ka marrë vendime në lidhje me tifozeritë (15.12.2022) nuk ka pasur probleme të mëdha, Kryetari i FBK-së ka njoftuar dje Këshillin për Parandalimin e Dhunës dhe Dukurive Negative në Ngjarjet Sportive (Këshilli për Sport) se do t’i rekomandojë Bordit të FBK-së të shfuqizojë këtë pikë.

Prandaj, deri në vendim tjetër, lejohet pjesëmarrja në mënyrë të organizuar dhe me çfarëdo shenje dalluese e të gjitha grupeve të tifozëve në ndeshjet e basketbollit të organizuara nga FBK.

Në emër të Bordit të FBK-së,

Arben FETAHU

Federata e Basketbollit të Kosovës




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: