Kampioni pa problem ndaj kuqezinjve

Kampioni pa problem ndaj kuqezinjve

18/03/2023

Golden Eagle Ylli ka triumfuar në Gjakovë ndaj Vëllaznimit me rezultat 75:89 (15:15, 18:32, 18:24, 24:18), në javën e 26-të të Prince Caffe Superligës.

Vetëm çereku i parë ishte i barabartë, duke përfunduar 15:15, e më pas Ylli filloi shkëputjen, ku ishte dukshëm më i mirë në periudhën e dytë, duke shkuar në pushim me shifrat 33:47.

Therandasit vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e tretë, për të shkuar edhe më shumë epërsinë, ku rezultati pas 30 minutash ishte 51:71. Në dhjetë minutat e fundit nuk kishte ndonjë dallim të madh dhe Ylli fitoi 75:89.

Më i miri te vendasit ishte Devi Johnson me 27 pikë, kurse te mysafirët u dalluan Chris Harris me 12 pikë e 19 kërcime dhe Ardit Pepaj me 16 pikë.

Vëllaznimi tani ka tetë fitore e 18 humbje, kurse Ylli 19 fitore e shtatë humbje. 

Supported by

Official General Sponsor of the Kosovo National Teams

Official General Sponsor of the Men's Superliga

Official Statistics Sponsor

Golden Sponsors

Silver Sponsors

Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation

Youth Basketball Supporters