Bashkimi triumfon ndaj Vëllaznimit

Bashkimi triumfon ndaj Vëllaznimit

24/01/2021

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Vëllaznimit me rezultat 79:67 (23:20, 14:23, 17:16, 25:8), në ndeshjen e fundit të javës së 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Çereku i parë ishte mjaft i baraspeshuar, derisa përfundon 23:20 për vendasit. Megjithatë, perioda e dytë foli në të mirë të skuadrës mysafire, që e fitoi 14:23, duke përfunduar pjesën e parë me rezultat 37:43.

Epërsinë më të lartë kuqezinjtë e arritën në periodën e tretë, 37:46, por me kalimin e minutave, prizrenasit ngushtuan rezultatin, ndërsa shifrat në semafor pas 30 minutash ishin 54:59. Në 10 minutat e fundit prizrenasit ishin bindshëm më të mirë, duke bërë përmbysjen e madhe, ku barazuan shifrat në 59:59 dhe krijuan epërsi konstante, ndërsa triumfuan në fund 79:67.

Te Bashkimi u dalluan Endrit Hysenagolli me 20 pikë e 17 kërcime dhe Sean Hoehn me 25 pikë, kurse te Vëllaznimi u dallua Emmaneul Omogbo me 24 pikë e 12 kërcime.

Bashkimi ka nëntë fitore dhe tetë humbje, kurse Vëllaznimi katër fitore dhe 13 humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners