Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 17-të në Superligën e Kosovës në basketboll.
Në bazë të indeksit, basketbollisti më i mirë i javës së 17-të është zgjedhur, qendra e Bashkimit dhe Kombëtares Shqiptare, Endrit Hysenagolli.
Ai ndaj Vëllaznimit shënoi 20 pikë, kishte edhe 17 kërcime dhe dy asistime, derisa indeksin e lojës e kishte 33. Hysenagolli u përballë me qendrën e Vëllaznimit, Emmanuel Omogbo, i cili gjithashtu zhvilloi një ndeshje të mirë.
Që nga transferimi në Bashkim, Hysenagolli ka zhvilluar ndeshje të mira, derisa kjo është hera e parë që shpallet MVP i xhiros në Superligën e Kosovës në basketboll.
Ndërkohë, Top-5 basketbollistët me indeksin më të lartë në xhiron e 17-të janë: Emmanuel Omogbo i Vëllaznimit 33, Endrit Hysenagolli i Bashkimit 33, Brandon Walter i Pejës 29, Dion Dixon i Pejës 27 dhe Isaiah Traylor i Rahovecit 26.