Në fundjavë u zhvillua xhiroja e 11-të në Superligën e Femrave apo e para për stinorin pranveror.
Derbi u zhvillua ndërmjet Bashkimit dhe Penzës, ku skuadra prizrenase fitoi me rezultat 85:74. Basketbollistja më e dalluar ishte Aisha Balarabe e Bashkimit me 24 pikë, 17 kërcime, katër asistime, ndërsa indeksin e kishte 36.
Balarabe është rikthyer në skuadrën prizrenase dhe pritet të ndihmojë vashat prizrenase në synimet që kanë për këtë edicion.
Ndërkohë, Top-5 lojtaret me indeksin më të lartë për xhiron e 11-të janë: Sarah Mgbeike e Vëllaznimit 53, Alexis Tolefree e Prishtinës 39, Raven Baker e Vëllaznimit 37, Aisha Balarabe e Bashkimit 36 dhe Andria Iavrone e Kastriotit 32.