Fitore bindëse e Pejës kundër Bashkimit

Fitore bindëse e Pejës kundër Bashkimit

27/01/2021

Peja ka shënuar fitore bindëse ndaj Bashkimit 95:58 (26:17, 22:8, 21:17, 26:16), në kuadër të xhiros së 18-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Peja e nisi ndeshjen më mirë, duke pasur epërsi deri në 17 pikë, 26:9, por më pas prizrenasit me një seri prej 0:8, ngushtuan shifrat në 26:7, sa përfundoi çereku i parë. Verdhezinjtë vazhduan me lojë të mirë edhe në periudhën e dytë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, kurse pjesën e parë e përfunduan në të mirë të tyre 48:25.

Lojë e ngjashme u zhvillua edhe në periodën e tretë. Pejanët rritën epërsinë në në 26 pikë, 53:27, ndërsa rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 69:42. Në 10 minutat e fundit u zhvilloja loja vetëm formalisht, kurse vendasit thelluan edhe më shumë epërsinë, duke triumfuar në fund 95:58.

Te Peja u dalluan Brandon Ëalters me 18 pikë e 13 kërcime, Dion Dixon me 19 pikë e shtatë asistime, Dardan Berisha me 19 pikë e gjashtë kërcime dhe Marko Peroviq me 15 pikë e tetë kërcime, kurse te Bashkimi, Endrit Hysenagolli me 13 pikë e 11 kërcime.

Peja ka 12 fitore dhe gjashtë humbje, kurse Bashkimi nëntë fitore dhe nëntë humbje.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners