Prishtina dhe Bashkimi në finalen e madhe

Prishtina dhe Bashkimi në finalen e madhe

28/01/2021

Prishtina dhe Bashkimi janë skuadrat e kualifikuara në finalen e Kupës së Kosovës në basketboll në konkurrencën e femrave.

Prishtina ka mundur në udhëtim Vëllaznimin 66:89 (20:24, 15:20, 14:19, 17:26).

Skuadra prishtinase fitoi të gjithë çerekët dhe u kualifikua në finale, që do të zhvillohet më 7 shkurt në Suharekë.

Te Vëllaznimu u dallua Sarah Mgbeike me 25 pikë dhe 24 kërcime, kurse te Prishtina, Enxhi Xhanaj me 20 pikë e 18 kërcime dhe Alexis Tolefree me 34 pikë.

Ndërkohë, ndeshje më interesante u zhvillua ndërmjet Bashkimit dhe Penzës, ku skuadra prizrenase fitoi 80:76 (22:12, 14:17, 23:15, 21:32). Vashat prizrenase fituan çerekun e parë 22:12, derisa në periudhën e dytë më të mira ishin ato mysafire 14:17. Vendaset sërish ishin më të mira në periodën e tretë 23:15. Lojë mjaft interesante u zhvillua në periudhën e fundit, ku Penza arrin të afrojë rezultatin në 72:71, megjithatë, Bashkimi ishte më i përqendruar në fund dhe triumfoi 80:76.

Te Bashkimi u dallua Lejzae Davidson me 36 pikë, kurse te Penza u dalluan Gabrielle Cooper me 21 pikë e 11 kërcime Ashlie Howwel me 17 pikë dhe 13 kërcime.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners