29/01/2021 FBK

Prishtina dhe Vëllaznimi sfidohen sërish

Në fundjavë do të zhvillohet xhiroja e 12-të në Superligën e Femrave.

Takimi i parë do të jetë ndërmjet Trepçës dhe Bashkimit. Vashat mitrovicase kanë një fitore dhe dhjetë humbje, ndërsa ato prizrenase dhjetë fitore dhe një humbje.

Penza që ka bërë disa përforcime do të ndeshet me Kastriotin. Skuadra pejane ka pesë fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa ajo ferizajase një fitore dhe dhjetë humbje.

Takimi më interesant i kësaj xhiro do të jetë ndërmjet Prishtinës dhe Vëllaznimit, dy skuadra që u përballen edhe të enjten për Kupë, ku fitore shënoi skuadra prishtinase dhe u kualifkua në finale, ku do të luajë ndaj Bashkimit.

Në Superligë, skuadra prishtinase ka shtatë fitore dhe katër humbje, ndërsa ajo kuqezi nëntë fitore dhe dy humbje.

Superliga e Femrave - Java 12

E shtunë

13:00 Trepça - Bashkimi

E diel

15:00 Penza - Kastrioti

19:00 Prishtina - Vëllaznimi




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: