29/01/2021 FBK

Derbi i Dritës

Derbi kryesor i stinorit pranveror u fitua nga RC Cola Drita, që mundi AS Prishtinën 85:71, duke ia shkaktuar humbjen e parë dhe tani të dy skuadrat kanë nga nëntë fitore dhe një humbje. Këto dy skuadra pritet të luftojnë deri në fund për vendin e parë që siguron hyrjen në elitën e basketbollit. Në fakt, gjilanasit kanë pësuar vetëm një humbje dhe atë nga AS Prishtina, kurse tani janë liderë për momentin, me pikë të njëjta me prishtinasit.

Istogu ka shënuar fitore të thellë ndaj Feronikelit në udhëtim 49:111. Istogasit kanë tetë fitore dhe dy humbje, kurse Nikli tri fitore dhe shtatë humbje.

Vushtrria po ashtu ka shënuar fitore në udhëtim, duke mundur Prishtinën e Re 91:99. Vushtrriasit kanë pesë fitore dhe pesë humbje, ndërsa prishtinasit një fitore dhe nëntë humbje.

Lipjani mbetet skuadra e vetme pas fitore në Ligën e Parë, ku në xhiron e fundit pësoi humbje në vazhdime nga Megasport 87:75. Prizrenasit ndërkohë kanë tri fitore dhe shtatë humbje.

Në takimin e fundit, New Basket ka shënuar fitore ndaj Marigona Hill Prishtinës me rezultat 80:82, në një përballje mjaft interesante. Tani të dy skuadrat kanë nga gjashtë fitore dhe katër humbje.

 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: