Prishtina sërish fiton bindshëm ndaj Vëllaznimit

Prishtina sërish fiton bindshëm ndaj Vëllaznimit

31/01/2021

Pas Kupës, Prishtina e ka mundur sërish Vëllaznimin 83:55 (30:17, 14:20, 19:9, 20:9), në kuadër të javës së 12-të në Superligën e Femrave.

Skuadra prishtinase nga fillimi deri në fund ishte në epërsi dhe shënoi fitore të merituar. Te Prishtina u dalluan Alexis Tolefree me 21 pikë e shtatë kërcime dhe Era Shatri me 12 pikë e 12 kërcime, kurse te Vëllaznimi si zakonisht dyshja amerikane, Sarah Mgbeike me 25 pikë e 12 kërcime dhe Raven Baker me 25 pikë e gjashtë kërcime.

Prishtina ka tetë fitore dhe katër humbje, ndërsa Vëllaznimi nëntë fitore dhe tri humbje.

Penza ka mundur Kastriotin me shifrat 93:72 (15:17, 27:20, 29:16, 22:19). Pas një fillimi të baraspeshuar, skuadra pejane mori lojën në duar dhe e kontrolloi deri në fund, duke shënuar fitore bindëse.

Te Penza u dalluan Gabrielle Cooper me 25 pikë dhe 16 kërcime, Arbnore Përquku me 18 pikë e nëntë kërcime dhe Ashlie Howell me 11 pikë e 16 kërcime, ndërsa te Kastrioti u dalluan Andrea Iavrone me 21 pikë e 11 kërcime dhe Anita Grainca me 17 pikë e 10 kërcime.

Penza ka gjashtë fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa Kastrioti një fitore dhe 11 humbje.

Bashkimi ka vazhduar me fitore, duke mundur Trepçën në udhëtim 58:68 (18:18, 17:21, 13:18, 10:11). Takimi në fakt ka qenë mjaft interesant, por vashat prizrenase arritën të triumfojnë në fund.  

Te Trepça u dallua Andraquay Quinnine me 31 pikë e nëntë kërcime, kurse te Bashkimi u dallua Lejzae Davidson me 32 pikë.

Trepça ka një fitore dhe 11 humbje, ndërsa Bashkimi 11 fitore dhe një humbje.

 

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners