03/02/2021 FBK

Dita e parë e Final 8

Sot është dita e parë e Final 8, me përballje shumë interesante.
Sfida e parë do të jetë e Final 4 në Ligën e Parë, ku do të përballen Istogu dhe RC Cola Drita.
Rahoveci-Trepça është një ndeshje që po pritet me interesim të madh, me të dy skuadrat që shpresojnë të kalojnë në gjysmëfinale, ku do të përballen me fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli-Bashkimi.
Therandasit janë e vetmja skuadër që në stinorin pranveror nuk ka pësuar asnjë humbje në elitë, kurse prizrenasit pavarësisht disa luhatjeve synojnë të përfundojnë sa më lartë.
Të gjitha ndeshjet e Final 8 Kupës së Kosovës #VllesaPagesa do të zhvillohen në Suharekë, nga 3 deri më 7 Shkurt.
Ndeshjet do të zhvillohen pa shikues, derisa numri maksimal i të pranishmëve në palestër do të jetë 50, duke respektuar vendimin e Qeverisë së Kosovës.
Statistikat ‘Live’ mund t’i ndiqni në faqen zyrtare të FBK-së, derisa raportet, fotografitë, Highlights dhe intervistat pas ndeshjes në faqen zyrtare dhe rrjetet sociale të FBK-së.
Orari
E mërkurë
13:00 Istogu - RC Cola Drita
16:00 Grupi B: Rahoveci - Trepça
18:30 Hapja solemne
19:00 Grupi C: Golden Eagle Ylli - Bashkimi



Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: