Kosova 3x3 pësoi edhe humbjen e tretë në kualifikimet e FIBA Europe Cup 3x3.
Dardanët janë mundur nga Irlanda me rezultat 18:5. Tri pikë realizoi Ardit Pepaj, ndërsa dy Arbër Sinani.
Kjo ishte ndeshja e fundit për Dardanët në grupe, kurse të shtunën ishin mundur nga Andorra dhe Shqipëria.
Këto ishin ndeshjet e fundit për Dardanët te meshkujt, pasi u renditën të fundit në grup pa asnjë fitore dhe përfunduan garat në Qipro.