22/06/2023 FBK

Nadire Kajashi dhe Rrezarta Kqiku në Slloveni për programin “Gratë në Lidership (WiLEAD)”

Menaxherja e Financave në Federatën e Basketbollit të Kosovës (FBK), Nadire Kajashi dhe Asistentja Ekzekutive në FBK, Rrezarta Kqiku do të marrin pjesën në fazën e fundit të programit WiLEAD të FIBA Evropës.

Programi ka filluar në muajin shkurt të këtij vitit, ku çdo muaj Kajashi dhe Kqiku kanë ndjekur ligjëratat ‘online’,  kurse tani do të udhëtojnë për në Lubjanë të Sllovenisë për të prezantuar një plan të veprimit për zhvillimin e fuqizimin e basketbollit femëror dhe me këtë rast edhe do të diplomohen në kuadër të këtij programi.

Kajashi do të prezantohet me temën: “Rritja e numrit të vajzave e grave në basketboll”, ndërsa Kqiku me temën: “Rritja e numrit të tifozëve që janë prezentë në ndeshjet e basketbollit të femrave”.

Punëtoria do të zgjatë dy ditë, ku në ditën e parë do të behet prezantimi i punimeve me temat e caktuara, ndërsa në ditën e dytë është në program ceremonia e diplomimit.

Gratë në Lidership (WiLEAD) është një program me mesazh për pjesëmarrëset femra, të identifikuara dhe të përzgjedhura nga federatat e tyre kombëtare si lidere të ardhshme. Fokusi i programit WiLEAD është të ofrojë një mundësi për gratë e talentuara dhe të motivuara brenda familjes së basketbollit për të përmirësuar kompetencat e tyre, për të zhvilluar aftësi të reja dhe për të fuqizuar besimin e tyre. Duke krijuar një rrjet të grave të talentuara dhe të ditura që punojnë nëpër federatat kombëtare, misioni i këtij programi është të rrisë rritjen dhe dukshmërinë e basketbollit të femrave në të gjithë Evropën dhe më gjerë.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: