16/07/2023 FBK

Spaqi diplomon me sukses në FIBA Europe Coaching Certificate

Ish-basketbollisti i njohur, Valentin Spaqi ka diplomuar me sukses në Programin FECC (FIBA Europe Coaching Certificate).

Ky program ka filluar më 2021, ku Spaqi është përzgjedhur nga Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK).

Gjatë tri viteve trajnerët kanë ndjekur Programe të ndryshme zhvillimore për gjeneratat e reja.

Spaqi së bashku me trajnerët tjerë ka ndjekur Kampionatin Evropian U16 në Shkup, Kampionatin Evropian U18 në Izmir të Turqisë dhe Kampionatin Evropian U20 në Kretë të Greqisë. Këto i ka ndjekur gjatë tri viteve, ku ka parë mundësinë të shohë punën që bëhet me gjenerata të reja, por edhe njëkohësisht të analizojë ndeshjet e garave evropiane.

“Falënderoj Federatën e Basketbollit të Kosovës me në krye Arben Fetahu për mundësinë e dhënë që të fitojë një përvojë të madhe për karrierën time. Këtë diplomë ia dedikoj babait tim të ndjerë”, është shprehur Spaqi. Ai ishte edhe trajner i Kosovës U14 dhe U16.

Në këtë program janë pranuar së fundi Driton Obërtinca dhe Valbona Bytyqi, kurse më herët kanë diplomuar Gyltekin Selimi, Dritëro Sefaja, Edon Godeni, Petrit Zeqiri dhe Ilir Selmani, të cilët gjithashtu ishin nominuar nga FBK-ja.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: