17/07/2023 FBK

Dushku, Abdullahu dhe Braha rrëfejnë për karrierën e tyre dhe basketbollin e Kosovës para studentëve të 'RIT Kosovo Peace & Conflict Summer program'

Në RIT Kosovo, Sekretarja e Përgjithshme e Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK), Elvira Dushku, anëtarja e Bordit të FBK-së, Teuta Abdullahu dhe Personi për Integritet në FBK, Vlora Braha kanë mbajtur një bashkëbisedim me studentë ndërkombëtarë të cilët ndjekin 'RIT Kosovo Peace & Conflict Summer program', më saktësisht lëndën 'War, Diplomacy & State-Building'.

Tema kryesore ishte: Pse dhe si sporti, veçanërisht basketbolli, është i rëndësishëm për ndërtimin e marrëdhënieve paqësore në Kosovë dhe promovimin e një imazhi pozitiv ndërkombëtar të Kosovës.

Ish-basketbollistet e njohura, tani në pozita udhëheqëse në Federatën e Basketbollit të Kosovës kanë ndarë tregimin e tyre se si zgjodhën basketbollin, sa kanë përfituar nga basketbolli dhe cilat janë përfitimet nga basketbolli apo sporti për komunitetin dhe për një shoqëri më paqësore në Kosovë.

Studentët nga ana e tyre kanë pasur mundësi të bëjnë pyetje dhe ishin të kënaqur që kanë dëgjuar rrëfimin nga ish-lojtaret e njohura, që kanë fituar shumë trofe në karrierën e tyre.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: