Drita fiton Kupën e Ligës së Parë

Drita fiton Kupën e Ligës së Parë

05/02/2021

RC Cola Drita ka fituar Kupën e Ligës së Parë, duke mundur AS Prishtinën 75:67 (11:13, 25:19, 15:24, 24:11), në finale të Kupës të kësaj kategorie.

Çereku i parë ishte i baraspeshuar dhe këtë e dëshmon edhe rezultati i kësaj pjese, 11:13. Sidoqoftë, gjilanasit në periudhën e dytë ishin më të mirë duke e fituar këtë pjesë 25:19, duke përfunduar pjesën e parë në të mirë të tyre 36:32.

Megjithatë, prishtinasit rikthehen shpejt dhe këndellen në periodën e tretë, duke barazuar shifrat e kaluar në epërsi 51:56. 10 minutat ishin mjaft interesante. Gjilanasit rikthehen sërish dhe ishin më të mirë në periudhën e fundit, duke e fituar 24:11, për të triumfuar në fund 75:67.

Te Drita u dallua Xzavier Bramore me 25 pikë e shtatë kërcime dhe Bardhe Jakupi me 16 pikë, kurse te AS Prishtina u dalluan Ermir Gashi me 21 pikë e 17 kërcime dhe Albatrit Berisha me 17 pikë.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners