06/02/2021 FBK

Kush do të shkëlqejë, Ylli apo Prishtina?

Finalja e Kupës së Kosovës ka vënë përballë Golden Eagle Yllin dhe Sigal Prishtinën.

Therandasit do të mundohen të fitojnë këtë trofe për herë të parë, kurse prishtinasit për herë të 15-të. Prishtinasit kanë përvojë, por skuadra therandase me përforcimet që i ka bërë do të mundohet të triumfojë në palestrën e saj. Ylli ishte edhe në finale të edicionit të kaluar, por ishte mundur në finale nga Peja.

Ylli në çerekfinale mundi Bashkimin, kurse në gjysmëfinale, Rahovecin. Ndërkohë, rruga e prishtinase kaloi duke mundur Pejën dhe Ponte Prizrenin.

Trajneri i Yllit, Fatih Gezer, ka thënë pas ndeshjes me Rahovecin se, ky turne është shumë i rëndësishëm, andaj sigurisht se do të mundohen ta fitojnë, gjithmonë, duke respektuar edhe skuadrën kundërshtare.

Ndërkohë, Dragan Radoviq ishte trajner i Yllit në pjesën e parë të edicionit dhe e njeh shumë mirë skuadrën therandase.

Ndeshja zhvillohet të dielën nga ora 17:30 në Suharekë, aty ku janë duke u zhvilluar të gjitha ndeshjet e garave të Kupës.




Lexo dhe:

Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
Official General Sponsor of the Kosovo National Teams:
Official General Sponsor of the Men's Superliga:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: