Hajrizi, lideri i Kosovës në parakualifikime

Hajrizi, lideri i Kosovës në parakualifikime

16/02/2021

Drilon Hajrizi është top-përformuesi i Kosovës në parakualifikimet evropiane për Kupën e Botës 2023. Kosova ka zhvilluar katër ndeshje, ku ka dy fitore dhe dy humbje, megjithatë, është përballur me mungesa të shumta gjatë rrugëtimit.

Hajrizi ka efektshmëri prej 23.0 për ndeshje, duke u pasuar nga Gëzim Morina me 13 dhe Erjon Kastrati me 12.

Basketbollisti nga Mitrovica ka 16 pikë për ndeshje, duke u pasur nga Erjon Kastrati dhe Dardan Berisha me nga 13. Berisha nuk ka luajtur të ndeshjet e nëntorit për shkak të infektimit me Covid-19.

Hajrizi prin edhe te kërcimet me 6.5 për ndeshje, Berisha ka 4, ashtu si edhe Alban Veseli.

Ish-basketbolliti i Pejës, Bashkimit e Sigal Prishtinës ndodhet në vendin e parë, edhe sa i përket asistimeve me 4.5, duke u ndjekur nga Dardan Berisha me 4 dhe Erjon Kastrati me 3.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners