24/02/2021 FBK

Vendimet e Bordit të FBK-së

Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 23.02.2021 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:

  1. Unanimisht ka konfirmuar vendimin e Bordit Ekzekutiv të FBK të datës 11 janar 2021 për emërimin e partnerit medial të Federatës së Basketbollit të Kosovës – Kujtesa sh.p.k.
  2. Ka konfirmuar pjesëmarrësit e Federatës në Kuvendin e Komitetit Olimpik të Kosovës dhe ka mbështetur kandidimin e nënkryetares së FBK-së për pozitën e Presidentes së Komitetit Olimpik të Kosovës;
  3. Ka vendosur të fillojë me organizimin e garave të kategorive të reja në të dyja konkurrencat nga muaji mars 2021, me kalendarë të ngjeshur të garave; dhe
  4. Ka konfirmuar sponsorin e Kampit Nacional të FBK për grupmoshat e reja, duke autorizuar Kryetarin dhe Sekretaren e Përgjithshme që të vazhdojnë me procedurën e nënshkrimit të kontratës.

Vendimet hyjnë në fuqi në ditën e miratimit të tyre.

Në emër të Bordit të FBK-së,

Arben FETAHU

Kryetar

Federata e Basketbollit të Kosovës




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: