Komiteti Olimpik i Kosovës ka përzgjedhur Shpresat Olimpike për vitin 2021.
Bazuar në të arriturat e tyre gjatë vitit 2020, Bordi Ekzekutiv i KOK-ut ka ndarë bursistët në tri grupe, ndërsa ata do të përfitojnë shumat në vlerë 100 deri në 150 Euro në muaj, gjatë tërë vitit 2021.
Basketbollistja e Kosovës, Astera Tuhina, është zgjedhur Shpresë Olimpikë për vitin 2021, derisa do të përfitojë 100 euro në muaj.
Tuhina, e cila me sukses luan në Spanjë, është një nga shpresat më të mëdha të Kosovës në basketboll. Në vitin 2019, ishte pjesë e Kosovës U16 dhe U20, kurse në këtë vit do të jetë edhe pjesë e Përfaqësueses A, në konkurrencën e femrave, që për herë do të marrë pjesë në garat ndërkombëtare, përkatësisht në Kampionatin Evropian për Shtete të Vogla, që do të mbahet nga 15 deri në 20 Qershor në Qipro.
Tuhina është një talentet më të mëdha në basketboll, kurse shihet si një lojtare me të ardhme të ndritur.
Basketbollistja 16 vjeçare, ka debutuar në elitën e basketbollit të Spanjës me ekipin e saj Deportivo Prometes.