Vëllanzimi triumfon ndaj Sigal Prishtinës

Vëllanzimi triumfon ndaj Sigal Prishtinës

24/02/2021

Vëllaznimi ka mundur Sigal Prishtinën në kryeqytet me rezultat 74:86 (13:19, 24:24, 21:24, 16:19), në kuadër të javës së 20-të në Superligën e Kosovës në basketboll.

Fillimi i ndeshjes ishte i barabartë, por më pas shkëputen mysafirët në 7:19, derisa çereku i parë përfundon 13:19. Kuqezinjtë edhe në periodën e dytë kishin epërsi në nëntë pikë, 19:28, por një seri e mirë e vendasve bën që bardhekaltrit të kalojnë në epërsi 30:29. Pas loje të barabartë, skuadra nga Gjakova ishte më e mirë në fund dhe përfundoi pjesën e parë në të mirë të saj 37:43.

Vëllaznimi e nisi pjesën e dytë shumë më mirë, duke pasur epërsi në 13 pikë, 48:61, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 58:67. Në 10 minutat e fundit përkundër përpjekjeve të vendasve, Vëllaznimi arriti të menaxhojë epërsinë, madje edhe ta shtojë dhe në fund triumfoi 74:86.

Te Sigal Prishtina u dalluan Nigel Johnson me 20 pikë e tetë asistime dhe Tevin Mack me 25 pikë e gjashtë kërcime, kurse te Vëllaznimi më të dalluarit ishin Emmanuel Emogbo me 36 pikë e 15 kërcime dhe Ty Nichols me 26 pikë e gjashtë asistime.

Sigal Prishtina ka gjashtë fitore dhe 14 humbje, kurse Vëllaznimi pesë fitore dhe 15 humbje.  

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners