Në moshën 75 vjeçare në Gjakovë vdiq Adem Rexha ish basketbollist dhe gjyqtar shumë vjeçar. Rexha ka qenë pjesë e ekipit të Vëllaznimit për më shumë se një dekadë dhe një nga basketbollistët e dalluar të këtij ekipi në vitet e 60-ta. Më pas është angazhuar si gjyqtar i basketbollit dhe përvite me radhë ka ndarë drejtësinë në rangje të ndryshme të garave në nivel kosovar dhe jugosllav deri në vitet e 80-ta.
Pas luftës për disa sezone ka qenë edhe vëzhgues i ndeshjeve në liga të ndryshme në Kosovë, kurse gjatë viteve ka qenë disa herë i zgjedhur edhe në kryesinë e KB Vëllaznimit.
Përveç basketbollit, duke qenë për atë kohë sportist me shkathtësi të mëdha fizike, për vite me radhë Rexha ka qenë edhe pjesëmarrës në garat e kërcimeve në stilin Dallëndyshe nga Ura e Fshejt.