Vreshtarët fitojnë derbin ndaj therandasve

Vreshtarët fitojnë derbin ndaj therandasve

28/02/2021

Rahoveci ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Ylli si mysafir me shifrat 67:72 (17:21, 18:14, 17:14, 15:23), në kuadër të javës së 21-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi ka qenë interesant dhe i baraspeshuar, derisa është vendosur në momentet e fundit të ndeshjes.

Çereku i parë ishte i barabartë, me të dy skuadrat që nuk arrinin të shkëputeshin në rezultat, derisa kjo pjesë përfundon 17:21. Vendasit kundërpërgjigjen në periudhën e dytë, 18:14, duke bërë që skuadrat të shkojnë në pushim me rezultat 35:35.

Lojë e niveluar ishte edhe në periodën e tretë, që përfundoi 17:14, kurse fituesi është vendosur në 10 minutat e fundit. Në çerekun e e fundit, Vreshtarët kishin epërsi deri në gjashtë pikë, por vendasit ngushtojnë shifrat në 67:68, 51 sekonda nga fundi. Në momentet vendimtare, Rahoveci ishte më i përqëndruar dhe triumfoi 67:72.

Te Golden Eagle Ylli u dalluan Erjon Kastrati me 19 pikë, Valon Bunjaku me 18 dhe Demetris Morant me 12 pikë e 16 kërcime, kurse te Rahoveci u dalluan Isaiah Traylor me 16 pikë, Arian Qallaku me 14 pikë e 6 kërcime, Alban Veseli me 13 pikë e 6 kërcime dhe Altin Morina me 11 pikë e 9 kërcime.

Golden Eagle Ylli ka 13 fitore dhe shtatë humbje, kurse Rahoveci 13 fitore dhe tetë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners