Kuqezinjtë pas Prishtinës, e mposhtin edhe Pejën

Kuqezinjtë pas Prishtinës, e mposhtin edhe Pejën

28/02/2021

Vëllaznimi ka shënuar fitore ndaj Pejës me rezultat 82:63 (13:10, 26:12, 24:15, 19:26), në kuadër të javës së 21-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.

Takimi filloi me gabime të të dy skuadrave dhe kjo bëri që në periudhën e parë të shënohen vetëm 23 pikë në përgjithësi, 13:10. Por, në çerekun e dytë, skuadra vendase ishte shumë më e mirë, duke e fituar këtë pjesë 26:12, duke shkuar në pushim me shifrat 39:22.

Por, Vëllaznimi nuk u ndal as në periodën e tretë, duke thelluar edhe më shumë epërsinë, 24:15, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 63:37. Në 10 minutat e fundit, Peja u mundua të rikthehej në lojë dhe të shkrijë epërsi, por nuk arriti qëllimit dhe Vëllaznimi triumfoi në fund 82:63.

Te Vëllaznimi pesë basketbollistë shënuan pikë dyshifrore: Ty Nichols 25, Cenric Council 14 pikë e 15 kërcime, Emmanuel Omogbo 14 pikë e 16 kërcime, Robert Shesani 14 pikë dhe Andi Shehu 12 pikë, kurse te Peja u dalluan Brandon Walters me 17 pikë e 17 kërcime dhe Laron Dendy me 19 pikë e tetë kërcime.

Vëllaznimi ka gjashtë fitore dhe 15 humbje, kurse Peja 12 fitore dhe tetë humbje.

Strategic Partners

General Sponsors

General Sponsor of the Men’s Superleague
Sponsor of the Kosovo National Teams

Media Partners

Federation Sponsors

Official Technical Partner

Official Partners