14/09/2023 FBK

Peja triumfon ndaj Proton Cable Prizrenit

Në një ndeshje mjaft interesante, Peja ka mundur Proton Cable Prizrenin me rezultat 92:81 (19:24, 25:23, 30:18, 18:16).

Ndeshjen më mirë e nisën prizrenasit, duke qenë në epërsi në çerekun e parë, ku vetëm një herë u barazua rezultati, por kjo pjesë iu takoi atyre 19:24. Periudha e dytë ishte më e barabartë, por prizrenasit kishin epërsi deri në tetë pikë, 38:46, megjithatë, pjesa e parë përfundoi 44:47.

Perioda e tretë ishte vendimtare e kësaj ndeshje, ku pejanët bënë përmbysjen e madhe, ku e fituan këtë pjesë bindshëm 30:18, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 74:65. Përkundër tentimeve nga prizrenasit, Peja ruajti dhe menaxhoi epërsinë e krijuar për të triumfuar në fund 92:81.

Te Peja u dalluan Justin Davis me 29 pikë e tetë kërcime dhe Lis Shoshi me 15 pikë dhe nëntë kërcime, kurse te Proton Cable Prizreni, Ivan Koljeviq realizoi 18 pikë, kurse nga 13 shënuan Musab Mala, Arbër Sinani dhe Edmond Kryeziu.

Peja në gjysmëfinale ndeshet me fituesin e ndeshjes Golden Eagle Ylli-Vëllaznimi, që zhvillohet nga ora 20:00. 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: