Të premten dhe të shtunën do të zhvillohet xhiroja e 16-të në EBC Ligën e Femrave në basketboll.
Ndeshja e parë do të jetë ndërmjet Vëllaznimit dhe Kastriotit. Skuadra kuqezi nga 15 ndeshje, ka dhjetë fitore dhe pesë humbje, derisa skuadra ferizajase ka dy fitore dhe 13 humbje.
Prishtina do të takohet me Trepçën. Vashat prishtinase kanë regjistruar nëntë fitore dhe gjashtë humbje në këtë edicion, kurse ato mitrovicase një fitore dhe 14 humbje.
Ndeshja e fundit, por më interesante në këtë xhiro është mes Penzës dhe Bashkimit. Vashat pejane kanë nëntë fitore dhe gjashtë humbje, ndërsa ato prizrenase 14 fitore dhe vetëm një humbje. Të dy skuadrat kanë bërë përforcime në stinorin pranveror, andaj pritet një duel shumë interesant mes këtyre dy skuadrave, që kanë fituar shumë trofe në basketbollin femëror të Kosovës.
Ndeshja Penza-Bashkimi do të transmetohet në ArtMotion dhe Kujtesa.
EBC Liga e Femrave - Java 16
E premte
16:00 Vëllaznimi - Kastrioti
E shtunë
17:00 Prishtina - Trepça
18:00 Penza - Bashkimi