Vlora Braha, Zyrtare për Integritet (SPOC) në Federatën e Basketbollit të Kosovës do të marrë pjesë në Punëtorinë e FIBA-s për SPOC personat.
Kjo është Punëtoria e dytë që mbahet për SPOC personat, derisa e para ishte organizuar në Munih të Gjermanisë.
Punëtoria organizohet më 2 dhe 3 nëntor në Athinë të Greqisë.
Në këtë Punëtori do të marrin pjesë përfaqësues nga Federatat Evropiane, gjersa FBK-në do ta përfaqësojë Vlora Braha.
Në këtë Punëtori do të flitet për rastet me dukuritë negative, eliminimin e këtyre dukurive dhe hapat që duhet të ndërmerren në të ardhmen.
Siç dihet, Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) me kërkesë të FIBA-s, ka emëruar Vlora Brahën si zyrtare për integritet (SPOC) në FBK.
Detyra kryesore e zyrtarit për integritet është të ketë rolin e ndërmjetësuesit kryesor për çështjet e integritetit në mes të organizatës dhe anëtarëve të saj, si dhe me akterët e jashtëm.