Ponte Prizreni ka shënuar fitore ndaj Golden Eagle Yllit në udhëtim 76:92 (19:23, 22:21, 12:25, 23:23), në kuadër të xhiros së 22-të në FIVE STAR Superligën e Kosovës në basketboll.
Çereku i parë ishte i baraspeshuar, derisa mysafirët e përfunduan në të mirë të tyre 19:23. Në periodën e dytë, prizrenasit kishin epërsi deri në 12 pikë, 29:41, por me kalimin e minutave, vendasit hyn në një seri të suksesshme dhe pjesa e parë përfundon 41:44.
Dallimi i madh u bë në periodën e tretë. Mysafirët kishin epërsi deri në 16 pikë, duke u treguar më të mirë në mbrojtje dhe në sulm, kurse rezultati në semafor pas 30 minutash ishte 53:69. Therandasit ngushtuan shifrat në 60:69, por nuk arritën të bëjnë më shumë dhe Ponte Prizreni fitoi 76:92.
Te vendasit u dalluan Erjon Kastrati me 22 pikë, Mitchell Wilbekin me 20 dhe Samir Zekiqi me 17, kurse te mysafirët u dalluan Urim Zenelaj me 17 pikë e 14 kërcime, Landon Taliaferro me 21 pikë e 6 kërcime, Këame Vaughn me 23 pikë e 7 kërcime dhe Arti Hajdari me 17 pikë.
Golden Eagle Ylli ka 14 fitore dhe tetë humbje, kurse Ponte Prizreni 15 fitore dhe shtatë humbje, duke kryesuar me një pikë më shumë se therandasit.