03/11/2023 SUPERLIGA E FEMRAVE

Bashkimi triumfon lehtë ndaj Penzës

Bashkimi ka shënuar fitore ndaj Penzës me rezultat 58:93 (11:28, 14,24,13:24,20:17).

Skuadra e Bashkimit pati dominim të plotë që nga fillimi i ndeshjes. Në çerekun e parë vajzat e Bashkimit arritën të shënojnë 28 pikë kurse pranuan 11 pikë.

Seri e ngjashme u pa edhe në 10 minutat e dytë ku Penza realizoi 14 pikë ndërsa Bashkimi 24 sosh.

Edhe pjesa e dytë i takoi Bashkimit që patën paraqitje të shkëlqyeshme edhe në mbrojtje dhe në sulm.

Më të mirat tek Bashkimi Sarah Mgbeike me 20 pikë, 14 kërcime dhe 2 asistime si dhe Arbnore Përçuku e cila shtoi 14 pikë, 4 kërcime dhe 10 asistime.

Kurse tek Penza më së shumti u dallua Lexus Chasing me 23 pikë, 5 kërcime dhe 3 asistime.

 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: