16/12/2023 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Derbi dramatik i takon Sigal Prishtinës

Në një sfidë dramatike, Sigal Prishtina ka triumfuar në derbin ndaj Pejës në udhëtim me rezultat 78:81 (19:26, 23:15, 20:23, 16:17), në javën e 13-të të elitës së basketbollit.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, por në fund të kësaj pjese, prishtinasit u shkëputën në 17:26, derisa dhjetëminutëshin e parë e fituan 19:26. Sidoqoftë, pejanët nuk u dorëzuan dhe u rikthyen shpejt, madje bënë përmbysje në rezultat 37:31, e më pas ishte një lojë e barabartë, ku pjesa e parë përfundon 42:41.

Sfidë interesante u zhvillua në periodën e tretë, ku bardhekaltrit kishin epërsi deri në shtatë pikë, 53:60, ndërsa kampionët e Kosovës u rikthyen sërish, ku shifrat pas 30 minutash ishin 62:64. Në dhjetë minutat e fundit u zhvillua lojë interesante, por prishtinasit në fund ishin më të përqendruar dhe fituan 78:81.

Më i miri te pejanët ishte Justin Davis me 16 pikë e 13 kërcime, ndërsa te prishtinasit u dallua Shaheed Davis me 26 pikë e pesë kërcime.

Peja ka nëntë fitore e katër humbje, derisa Sigal Prishtina tetë fitore e pesë humbje.




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: