25/01/2024 FBK

Të premten Lansohet Programi Nacional “Sport në Shkolla”

Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe me Ministrinë e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, do të lansojë Programin Nacional “Sport në Shkolla”.  

Pjesë e këtij programi është Federata e Basketbollit e Kosovës me basketbollin 3x3.

Lansimi i Programit do të bëhet të premten (nesër) nga ora 09:00 në ShFMU “Xheladin Rekaliu”, Podujevë.

Në këtë ngjarje marrin pjesë: Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, Ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Hajrulla Çeku dhe Ministrja e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit, Arbërie Nagavci, Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi.

Programi “Sporti në Shkolla” është një iniciativë shtetërore që sjell së bashku edukimin, sportin dhe shëndetin për të ndërtuar një brez të ri, aktiv dhe të shëndetshëm në Republikën e Kosovës.

"Sporti në Shkolla", është hartuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit, Shkencës Teknologjisë dhe Inovacionit dhe Federatën e Sportit Shkollor të Kosovës dhe synon të investojë në shëndetin dhe edukimin e të rinjve përmes sporteve të ndryshme në arsimin parauniversitar.

Nxënësit e shkollave publike do të kenë mundësi të jenë pjesëmarrës në aktivitete të rregullta sportive në 34 shkollat e 23 komunave.

Pjesë e këtij Projekti janë Federata e Sportit Shkollor të Kosovës, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) dhe Federata e Shahut të Kosovës.

 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: