30/01/2024 SUPERLIGA E MESHKUJVE

Tshimanga i Trepçës, MVP i javës

Në javën e 19-të, dy sfida janë vendosur në çastet e fundit.

Trepça arriti fitoren e 12-të radhazi në elitë, duke mundur Proton Cable Prizrenin 68:71, derisa te mitrovicasit u dallua sërish Jordy Tshimanga me dyshifror të dyfishtë 18 pikë e 14 kërcime. Ai shtoi edhe dy topa të vjedhur dhe një bllokadë.

Sigal Prishtina po ashtu shënoi fitore dramatike kundër Bashkimit, ku te bardhekaltrit, basketbollisti më i dalluar në parket ishte Derrick Wilson me dyshifror të dyfishtë, 18 pikë e 12 kërcime, si dhe dy asistime. Në anën tjetër te prizrenasit më i miri ishte Will Daniels me 24 pikë e dhjetë kërcime, si dhe dy asistime.

Peja shënoi fitore të pritur ndaj Istogut, që ka vetëm një fitore në këtë edicion, ndërsa te kampionët e Kosovës më i miri ishte Larry Thomas me 19 pikë, shtatë kërcime e gjashtë asistime.

Fitore shumë të rëndësishme arriti Golden Eagle Yllit, që mundi Vëllaznimin në Gjakovë, ku më i miri te therandasit ishte Jalen Nesbitt me 17 pikë, pesë kërcime e dy asistime.

MVP

Jordy Tshimanga (Trepça) 18 pikë, 14 kërcime, / asistime, 30 indeksi

Top 5

Jordy Tshimanga (Trepça) 18 pikë, 14 kërcime, / asistime, 30 indeksi

Derrick Wilson (Sigal Prishtina) 18 pikë, 12 kërcime, 2 asistime, 27 indeksi

Will Daniels (Bashkimi) 24 pikë, 10 kërcime, 2 asistime, 31 indeksi

Larry Thomas (Peja) 19 pikë, 7 kërcime, 6 asistime, 24 indeksi

Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 17 pikë, 5 kërcime, 2 asistime, 21 indeksi




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: