03/02/2024 FBK

Tribunali i Arbitrazhit të Basketbollit (BAT) – Rregulla të reja mbi Procedurën e Urdhër-Pagesës

BAT-i është tribunal i pavarur i themeluar me iniciativën e FIBA-s në vitin 2006, i cili deri më sot ka trajtuar mbi 2000 mosmarrëveshje financiare midis lojtarëve, trajnerëve dhe klubeve. Si pjesë e rishikimeve periodike sipas rregullave procedurale të BAT-it, një botim/version i ri i Rregullave të Arbitrazhit të BAT do të hyjë në fuqi më 1 shkurt 2024.

Me këtë botim të ri të Rregullave të Arbitrazhit të BAT, BAT po prezanton një Procedurë të re të Urdhër-Pagesës (shkurtesa në anglisht: "POP"). Kjo procedurë e re është një risi në zgjidhjen e mosmarrëveshjeve sportive; ajo e bën BAT-in më të qasshëm për lojtarët me pretendime më të ulëta financiare, përfshirë lojtaret femra, që mesatarisht marrin paga më të ulëta. Këto ndryshime u mbështetën edhe në mbledhjen e fundit të Komisionit të Lojtarëve në FIBA.

Njoftimi informues dhe një udhëzues që shpjegon këtë procedurë të re, së bashku me botimin e ri të Rregullave të Arbitrazhit të BAT (në formë të dokumentit të ri dhe po ashtu në formë të një dokumenti të shënuar që krahason rregullat e reja me ato të botimit të vitit 2022), mund të gjenden në https://www.fiba.basketball/bat/process.

 

 

 

 

 

 

       




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: