04/02/2024 SUPERLIGA E FEMRAVE

Bashkimi i pamëshirshëm për UnitedBasketball

Bashkimi ka shënuar fitore të thellë ndaj UnitedBasketball me rezultat 38:128 (7:28,8:33,11:36,12:31).

Që nga fillimi e deri në fund asgjë nuk funksionoi për vashat gjilanse ndërsa Bashkimi nuk gaboi e shënoi fitore të rëndësishme.

Pjesa e parë u mbyll 15:61 e lojë e njëjtë vazhdoi edhe në dy çerekët e fundit.

Vetëm në dy periudhat e fundit të ndeshjes UnitedBasketball shënoi pikë dyshifrore. Ndërsa ndeshja në fund u mbyll me rezultat të përgjithshëm 38:128.

Tek Bashkimi më të dalluarat ishin Sarah Mgbeike me 31 pikë, 12 kërcime dhe 7 asistime si dhe Aulona Muhadri me 25 pikë, 14 kërcime dhe 6 asistime. E tek UnitedBasketball më së shumti kontribuoi Anesa Korqa me 16 pikë, 2 kërcime dhe 2 asistime.

Për Bashkimin kjo fitore ishte teje e rëndësishme duke synuar që fazën e rregullt ta mbyll në vendin e parë pas humbjes së Prishtinës dje nga Trepça.

#KosovaWomenBasketball #KosovaBasketball #SuperligaFemrat




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: