Komiteti Olimpik i Kosovës ka shpallur listën e “Shpresave Olimpike 2024”, ku janë përzgjedhur 42 bursistë.
Bursistët, që vijnë nga 19 sporte olimpike, i takojnë moshës deri në 21 vjet.
Sportistët do të mbështeten nga KOK-u me nga 150 euro në muaj për gjatë gjithë vitit 2024.
Nga basketbolli janë përzgjedhur dy talentet Malvina Haziri dhe Yll Kastrati, të cilët shihen e ardhmja e basketbollit të Kosovës.
Përzgjedhja e 40 të tillëve është bërë nga komisioni i sportit, pas nominimeve të dërguara nga federatat, ndërsa dy bursistë u shtuan me propozim të Bordit Ekzekutiv.