13/02/2024 FBK

Bora me fitore bindëse në finale

Bora është finalistja e parë të Kupës së Ligës së Parë të meshkujve. Skuadra prishtinase në gjysmëfinale mundi Kosovarin 116:59 (34:17, 30:16, 25:11, 27:15).
 
Skuadra e Bora-s e nisi ndeshjen më mirë dhe që nga fillimi ishte në epërsi, ku në fillim krijoi epërsi 18:4, derisa vazhdoi me lojë të mirë dhe e fitoi çerekun e parë, 34:17. Skuadra prishtinase vazhdoi me lojë të mirë dhe ngriti epërsinë, duke shkuar në pushim me shifrat 64:33.
 
Prishtinasit vazhduan me lojë të mirë në pjesën e dytë dhe ngritin më shumë epërsinë për të triumfuar 116:59.
 
Te Bora u dalluan Tyus Jefferson me 24 pikë, 10 kërcime dhe 11 asistime dhe Dion Haxhosaj me 25 pikë e 12 kërcime, derisa te Kosovari më i miri ishte Adrian Ibishi me 15 pikë e 12 kërcime.
 
Bora në finale e pret fituesin e ndeshjes New Basket-Vushtrria, që zhvillohet të mërkurën nga ora 14:00.



Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: