14/02/2024 FBK

New Basket fiton ndaj Vushtrrisë dhe përballet me Bora-n në finale

New Basket është finalisti i dytë në Kupën e Ligës së Parë. Prizrenasit në gjysmëfinale mundën Vushtrrinë me rezultat 79:86 (21:22, 19:29, 22:14, 17:21).

Çereku i parë ishte tërësisht i barabartë, duke përfunduar 21:22, kurse në periudhën e dytë, prizrenasit ishin më të mirë, për të shkuar në pushim me rezultat 40:51.

Megjithatë, vushtrriasit nuk dorëzohen dhe dalëngadalë afrohen në rezultat, ku shifrat pas 30 minutash ishin 62:65. Lojë interesante u zhvillua në dhjetë minutat e fundit, por prizrenasit ruajtën epërsinë dhe triumfuan në fund 79:86.

Më i miri te Vushtrria ishte Albion Imeri me 30 pikë e dhjetë kërcime, kurse te New Basket u dalluan Isaac Hill me 23 pikë e pesë kërcime dhe Ergin Grosha me 21 pikë e nëntë kërcime.

New Basket me Bora-n në finale, që zhvillohet të enjten nga ora 14:00. 




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: