19/02/2024 FBK

Njoftim për bileta të ndeshjes Kosova-Irlanda

Federata e Basketbollit e Kosovës ju njofton se, biletat për ndeshjen ndaj Irlandës do të fillojnë të shitën nga dita e martë.

Çmimi është 4 euro dhe dy euro nga çdo biletë e shitur do të shkojnë për fëmijët e SOS Fshat.

Kështu tifozët kanë mundësi të ndihmojnë basketbollistët e Kosovës me përkrahjen e tyre dhe fëmijët e SOS Fshat.

Lojtarët e Kosovës kanë nevojë më shumë se përkrahjen për të nisur kampanjën me fitore.

Sfida ndaj Irlandës zhvillohet më 22 shkurt nga ora 19:00 në Pallatin e Rinisë dhe Sportit në Prishtinë dhe është e vlefshme për Rrethin e Parë Parakualifikues për Kupën e Botës 2027.

Dardanët janë në grup edhe me Zvicrën dhe Azerbajxhanin. Takimi ndaj Azerbajxhanit zhvillohet më 25 shkurt në Baku.

Te Sheshi Zahir Pajaziti

E martë: 11:00-20:00

E mërkurë: 11:00-20:00

E enjte: 11:00- 19:00




Lexo dhe:

Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters:
Supported by:
General Sponsor:
Golden Sponsors:
Silver Sponsors:
Automotive Sponsor of Kosovo Basketball Federation:
Youth Basketball supporters: