Bordi i Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) në mbledhjen e mbajtur më 20.02.2024 në Prishtinë ka shqyrtuar situatën aktuale në basketbollin kosovar dhe, ndër të tjera, ka vendosur si në vijim:
- Ka vendosur që Kuvendi i Punës i FBK-së të mbahet më 06.03.2024 në “Innovation&Training Park Prizren” (ITP).
- E ka miratuar Raportin e Auditorit për vitin 2023.
- E ka emëruar Lorik Kllokoqin, përzgjedhës të Kosova U18 Femrat dhe ndihmëstrajnere të parë e ka emëruar Aurora Muhaxherin, ndërsa Dorant Hanën e ka emëruar ndihmëstrajner të dytë të Kosova U16 Meshkujt.
- I ka miratuar propozim -ndryshimet në Rregulloren për Organizim të Brendshëm të FBK-së.
- E ka miratuar kërkesën e basketbollistit të Kosova 3x3, Bardh Rexha.
- E ka miratuar kërkesën e KB Hyjnesha për regjistrim për garim në edicionin 2024/25.